Takimi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Me datë 12/07/2021,  Drejtoresha e palës kineze Znj. Zhang Xiaoying dhe Drejtori shqiptar z. Erion Malaj, të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, zhvilluan një takim me Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi dhe Përgjegjësin e Departamentit të Gazetarisë Prof. As. Dr. Mark Marku.

Gjatë këtij takimi të dyja palët shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për një bashkëpunim afatgjatë e të frytshëm, ku do të përfshihen fusha me interes të përbashkët si organizim aktivitetesh, shkëmbim përvojash, projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore, etj.