Instituti Konfuci
Pranë Universitetit të Tiranës
Instituti Konfuci pranë Universitetit të Tiranës u themelua më 18 nëntor 2013. Ky institut u krijua në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Universiteti i Tiranës me Qendrën e Instituteve Konfuci (CLEC) dhe Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU).
Qëllimi i Institutit Konfuci pranë UT-së është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky institut u ofron studentëve të Universitetit të Tiranës mundësinë për të mësuar gjuhën kineze.
Çfarë ofron Instituti Konfuci?
- Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.
- Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze: duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulën që ofron fakulteti ose duke u regjistruar në Institutin Konfuci pranë UT-së.
- Bursa për studime në universitetet më të mira të Kinës.
- Aktivitete të ndryshme kulturore, si: gara e kulturës kineze, Festivali i Fenerëve Kinezë, etj.
Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës
Instituti Konfuci u regjistrua si një Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2015.
Në strukturën e tij drejtuese, ky Institut përfshin:
Bordi Drejtues
Aktualisht, Bordi Drejtues i Institutit Konfuci pranë UT-së përbëhet nga:
-
Prof. Dr. Artan Hoxha
Rektor i Universitetit të Tiranës -
Z. Jia Wenjian
Zëvendësrektor i Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU) -
Znj. Ke Jing
Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti i Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU) -
Znj. Mirlinda Boshnjaku
Administratore e Akademisë Botërore të Tiranës (IB World School)
Bashkëdrejtues
Stafi i Institutit
Instituti Konfuci pranë Universitetit të Tiranës ka 6 punonjës, nga të cilët: