Kurset e Gjuhës Kineze

Instituti Konfuci pranë Universitetit të Tiranës

Kurset

Instituti Konfuci pranë Universitetit të Tiranës ofron mundësinë për zhvillimin e kurseve të gjuhës kineze me qëllim promovimin dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës kineze.

Kurset ofrohen në nivele të ndryshme dhe janë të përshtatura sipas nivelit të njohurive dhe objektivave të studentëve.

Nivelet e ofruara:

Niveli HSK Niveli sipas KER Fjalor
HSK 1 A1 150 fjalë
HSK 2 A2 300 fjalë
HSK 3 B1 600 fjalë
HSK 4 B2 1,200 fjalë
HSK 5 C1 2,500 fjalë
HSK 6 C2 Mbi 5,000 fjalë

KER – Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët.

Tarifat e Kurseve

Tarifat për nivelet e gjuhës kineze janë:
Niveli i kursit HSK Tarifa semestrale Tarifa semestrale për studentët Kohëzgjatja
HSK 1 2,500 lekë / semestër 1,000 lekë / semestër 1 semestër
HSK 2 4,000 lekë / semestër 2,000 lekë / semestër 1 semestër
HSK 3 9,000 lekë / semestër 4,500 lekë / semestër 2 semestra
HSK 4 13,000 lekë / semestër 6,500 lekë / semestër 2 semestra
HSK 5 18,000 lekë / semestër 9,000 lekë / semestër 2 semestra
HSK 6 20,000 lekë / semestër 10,000 lekë / semestër 2 semestra

Tarifat e Provimeve

Provimi Tarifa
HSK 1 2,000 lekë
HSK 2 2,700 lekë
HSK 3 3,500 lekë
HSK 4 4,200 lekë
HSK 5 4,900 lekë
HSK 6 5,700 lekë
HSKK 1 2,000 lekë
HSKK 2 3,500 lekë
HSKK 3 4,500 lekë

Nivelet e Gjuhës Kineze

HSK 1 – Niveli fillestar / A1

I rekomandohet studentëve që, në përfundim të këtij niveli, të jenë në gjendje të njohin dhe të përdorin disa karaktere të thjeshta kineze.

HSK 2 – Niveli A2

I rekomandohet fillestarëve që janë në gjendje të përdorin gjuhën kineze në disa situata të përditshme.

HSK 3 – Niveli B1

I rekomandohet studentëve që janë në gjendje të përdorin gjuhën kineze për të folur rreth jetës, studimeve dhe punës së tyre dhe të përballojnë shumicën e situatave të komunikimit.

HSK 4 – Niveli B2

I rekomandohet studentëve që mund të diskutojnë përgjithësisht mbi tema të ndryshme në gjuhën kineze dhe janë në gjendje të komunikojnë në një nivel të avancuar.

HSK 5 – Niveli C1

I rekomandohet studentëve që mund të lexojnë gazeta kineze dhe të shikojnë filma, të shkruajnë ese mbi një temë të caktuar dhe të bëjnë prezantime me gojë mbi të.

HSK 6 – Niveli C2

I rekomandohet studentëve që mund të kuptojnë çdo lloj informacioni të shkruar në gjuhën kineze dhe të shprehen lehtësisht në çdo situatë.

Grupet dhe Oraret e Studentëve

CIUT