NJE MUNDESI E RE ARSIMI
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e Univeritetit të Tiranës që të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:
Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
Bursa studimi në universitet më të mira të Kinës .
Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.