Prof. Dr. Artan Hoxha
University of Tirana
Prof. Dr. Artan Hoxha
Prof. Dr. Artan Hoxha është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018.
Profili dhe Karriera
Prof. Dr. Artan Hoxha ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1983 dhe ato pasuniversitare për Konventat e Këshillit të Evropës në fushën penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leidenit, Hollandë , në vitin 1995.
Mban titullin “Profesor” që prej vitit 2015.
Në vitin 2016-2020 ka qenë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës .
Hoxha e ka filluar karrierën e tij profesionale si Prokuror Sektori në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë dhe më pas është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gjatë periudhës 1992 - 1994, ka shërbyer si Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në vitet 1997 - 1999 si Drejtor i kësaj Drejtorie.
Më pas, në periudhën 1999 - 2008 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Që prej vitit 1997, ai është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe që prej vitit 1998 pedagog i lëndës “E drejta procedurale penale” në Fakultetin e Drejtësisë.
Gjatë karrierës së tij profesionale, ka qenë anëtar i disa grupeve të punës dhe komiteteve për zhvillimin e legjislacionit në Shqipëri.
- Anëtar i grupit të punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale (1992 - 1994).
- Anëtar i Komisionit të Reformave Ligjore dhe Institucionale pranë Ministrisë së Drejtësisë (2004 - 2006).
- Kryetar i Komisionit për Ndihmë Legjislative të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (2001 - 2008).
- Anëtar i Komitetit të Ekspertëve për Operimin e Konventave Evropiane në Fushën Penale (1997 - 2003).
Nga viti 2004, ai është Ekspert i Këshillit të Evropës në fushën penale dhe të pushtetit gjyqësor për trajnime brenda dhe jashtë vendit.
Ai është autor i një sërë monografish dhe artikujsh studimorë si dhe bashkautor i Komentarit për Procedurën Penale të Republikës së Shqipërisë .
Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës
Instituti Konfuci u regjistrua si një njësi kryesore pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2015.
Në strukturën e tij drejtuese, ky Institut përfshin:
Bordi Drejtues
Aktualisht, Bordi Drejtues i Institutit Konfuci pranë UT-së përbëhet nga:
-
Prof. Dr. Artan Hoxha
Rektor i Universitetit të Tiranës -
Z. Jia Wenjian
Zëvendësrektor i Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU) -
Znj. Ke Jing
Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti i Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU) -
Znj. Mirlinda Boshnjaku
Administratore e Akademisë Botërore të Tiranës (IB World School)