Takimi në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Me datë 09/07/2021,  Drejtoresha e palës kineze Znj. Zhang Xiaoying dhe Drejtori shqiptar z. Erion Malaj, të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, zhvilluan një takim me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Edmond Rapti.

Në këtë takim të dyja palët diskutuan mbi projekte dhe fusha të ndryshme të bashkëpunimi dhe ranë dakort për një plan të përbashkët për pjesëmarrje në aktivitete, fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.