Takimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

Me datë 07/07/2021,  Drejtoresha e palës kineze Znj. Zhang Xiaoying dhe Drejtori shqiptar z. Erion Malaj, të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, zhvilluan një takim me Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof.Dr. Esmeralda Kromidha dhe Zv. Dekanet.

Në këtë takim të dyja palët diskutuan mbi projekte dhe fusha të ndryshme të bashkëpunimi, duke filluar nga diplomat e përbashkëta, shkëmbime përvojash, konferenca, aktivitete kulturore, etj.