REGJISTRIM PËR TESTIN HSK/HSKK

Ju njoftojmë se testi HSK dhe HSKK (të të gjitha niveleve) do të zhvillohet me datë 20/03/2021. Të gjithë studentët që duhan të japin testin e HSK dhe HSKK, kanë afat për tu regjistruar deri me datë 21 shkurt 2021, ora 17:00 sipas orës lokale. Ju mund të regjistroheni vet përmes website-it  www.chinesetest.cn ose mund ti kërkoni pedagogut përkatës t’ju regjistroj, pasi ti keni dorëzuar dhe mandatin e pagesës për testim (faturën për pagesë mund ta merrni nga pedagogu juaj). Për cdo informacion apo paqartësi ju mund të na kontaktoni në adresën tonë të email-it: [email protected]