Ceremonia e 10-vjetorit të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës
Me datë 16 nëntor 2023 në mbrëmje, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës zhvilloi ceremoninë e 10- vjetorit. Kjo ceremoni u shoqërua me një falenderim të vecantë shoqëruar nga një dhuratë vlerësimi për Prof. Dr. Dhori Kulen, si themeluesi i institutit dhe zv/Rektorin e BFSU, Prof. Dr. JIA Dezhong si përfqësues i universitetit partner dhe Prof. dr. Ke Jing, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve dhe Kulturave Europiane në BFSU, albanologe, studiuese e letërsisë, gjuhës, identitetit dhe kulturës shqiptare; drejtuese projektesh albanologjike; përkthyese e letërsisë shqipe në gjuhën kineze, e cila gjithashtu nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë u vlerësua me diplomën e anëtarit të nderit.
Në këtë ceremoni gjithashtu ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme të universitetit partner BFSU, Universitetit të Tiranës, universiteteve në Shqipëri, Instituteve Konfuci në rajon, përfaqësues nga Bashkia Tiranë, miq të vjetër e të rinjë, stafi dhe studentë.
Gjejmë rastin t’ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin e secilit ndër këto vite.