Ceremonia e dhënies së bursës së Ambasadorit

Me datë 17 nëntor 2023, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës organizoi ceremoninë e dhënies së bursës së Ambasadorit. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, z. Wang Dexin.
Kjo bursë konsiton me vlerësimin e 41 studentëve, për arritjet e tyre më të larta në gjuhën dhe kulturën kineze dhe është mundësuar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës.
Studentët që u vlerësuan ishin të përzgjedhur nga pedagogët e tyre shqiptarë dhe kinezë. Çmimet për studentët më të mirë të gjuhës kineze janë kthyer tashmë në traditë të përvitshme, dhe këtë vit përkuan dhe me 10-vjetorin e themelimit të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës.
64a413e7bb8018fcbdc6d126a5c6816 d45154509d9fc9383e2647309a40f25 ace60ac2a9a76045478e8eba5bbe412
<
>