KURSET
KURSET
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës për promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze ofron mundësinë e zhvillimit të kurseve mësimore për gjuhën kineze.
Nivelet që ofrohen janë:
Nivelet e HSK | Nivelet sipas CEF | Fjalori |
HSK 1 | A1 | 150 fjalë |
HSK 2 | A2 | 300 fjalë |
HSK 3 | B1 | 600 fjalë |
HSK 4 | B2 | 1200 fjalë |
HSK 5 | C1 | 2500 fjalë |
HSK 6 | C2 | Mbi 5000 fjalë |
CEF-Common European Framework of Reference (Kuadri i Përbashkët Evropian)
HSK 1-Niveli fillestar A1, i përjashtuar nga tarifa semestrale (3 muaj/semestri)
- Studenti në këtë nivel të ketë njohuritë bazike për fjalë të thjeshta.
HSK 2-Niveli A2, me kohëzgjatje 1 semestër (3 muaj/3,000 lekë tarifa totale)
- Studenti në këtë nivel të jetë i aftë të përdor fjalor për komunikime të përditshme, situate të thjeshta.
HSK 3-Niveli B1,me kohëzgjatje 2 semestra (6 muaj/6,000 lekë tarifa totale)
- Studenti në këtë nivel do mund të shprehet rreth jetës,studimeve,punës,të komunikojë me një fjalor më të avancuar.
HSK 4-Niveli B2,me kohëzgjatje 2 semestra (6 muaj/8,000 lekë tarifa totale)
- Studenti në këtë nivel të përdor fjalor për tema të caktuara dhe i aftë për komunikim dhe me shkrim të karaktereve.
HSK 5-Niveli C1,me kohëzgjatje 2 semestra (6 muaj/ 10,000 lekë tarifa totale)
- Studenti në këtë nivel të jetë I aftë të lexoj literaturë në gjuhën kineze,të kuptoj dhe shikoj filma,të shkruajë punime dhe ese dhe ti prezantojë ato.
HSK 6-Niveli C2,me kohëzgjatje 2 semestra (6 muaj/ 12,000 lekë tarifa totale)
- Studenti në këtë nivel të jetë I aftë të kuptojë dhe komunikoj cdo lloj informacioni në gjuhën kineze dhe të shprehet lirisht.
Semestri përfshin mësimdhënien për 3 muaj, kohëzgjatja 2 herë në javë nga 1:30 orë mësimi.
Të përjashtuar nga c’do lloj tarife semestrale të niveleve të gjuhës do jenë të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës të ciklit I, II, III të cilët në fillim të kurseve do u duhet të paraqesin te pedagogët përkatës vërtetimin si studentë të fakulteteve që ndjekin (vertetimin origjinal ose fotokopje) për efekt verifikimi.
Listat emërore të studentëve të ndarë sipas grupeve në bazë të regjistrimeve sipas niveleve të gjuhës dhe oraret e skeduluara me ditët e mësimdhënies sipas grupeve do t’ju shfaqen pasi të klikoni linkun e mëposhtëm.