Mbi Mbledhjen e Bordit 2021

Në përputhje me udhëzimet “Për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, duke marrë në konsideratë dhe kushtet e pandemisë, Universiteti partner i Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU) dhe Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës zhvilluan online me datë 28 Tetor 2021, mbledhjen e Bordit për vitin 2021.

Universiteti i Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU) në mbledhjen e bordit u përfaqësua nga Zv.Rektori Jia Wenjian dhe 2 antarët e bordit: Jin Limin, Drejtoreshë e zyrës për Institutet Konfuci partner me BFSU dhe Ke Jing, Dekane e Gjuhës dhe Kulturës Europiane në BFSU.

Nga pala shqiptare përfaqësuesit ishin: Bernard Dosti Zv.Rektor në UT, Skerdi Dafa, Administrator i UT, dy drejtorët e Institutit Konfuci-UT znj. Zhang Xioaying dhe z. Erion Malaj dhe dy antarët e bordit znj. Pranvera Lazo dhe znj. Mirlinda Boshnjaku.

Në këtë takim të dyja palët ndanë mendimet e tyre rreth ecurisë dhe zhvillimit të Institutit Konfuci-UT për vitin e kaluar, si dhe planet dhe promovimin e mëtejshëm të gjuhës dhe kulturës kineze nëpërmjet Institutit Konfuci-UT.

Mbledhja e Bordit u mbyll me sukses dhe u ra dakort për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy palëve nëpërmjet Institutit Konfuci-UT.