Kurs për të gjithë të interesuarit falas…

Në përputhje me udhëzimet “Për mbylljen e institucioneve arsimore për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, por edhe për ti mundësuar të gjithë të interesuarve mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron falas leksione online, përmes platformës ZOOM dhe gjithashtu nëpërmjet faqeve tona në FACEBOOK dhe INSTAGRAM (live).   Tani të gjithë të interesuarit dhe studentët e Universitetit të Tiranës kanë mundësi për të mësuar gjuhën kineze (niveli fillestar HSK 1), përmes këtij programi veror duke u regjistruar tek faqja e Institutit Konfuci-UT (www.ciut.edu.al) , nga data 10 qershor 2020 deri më 20 qershor 2020. Kursi për të gjithë të interesuarit është falas.