Konferenca e BFSU dhe Konferenca e 13-të Globale

Më 1 dhe 2 dhjetor 2018 u mbajt konfereca vjetore e Instituteve Konfuci Partner me BFSU-së në Pekin, Kinë. Morën pjesë 19 Institute Konfuci nga 16 shtete. Në këtë konferencë të gjithë Institutet raportuan mbi aktivitetet e tyre vjetore. Drejtori i palës shqipëtare z.Erion Malaj bëri një pasqyrim të aktivitetetve që Instituti Konfuci i UT ka zhvilluar gjatë vitit 2018, dhe sfidat që presin Institutin në vitin 2109 për të cilat mori mbështetje të plotë nga Universiteti i Studimeve të Huaja në Pekin.

Me 4 dhe 5 dhjetor 2018 u mbajt konferenca e 13-të Globale, në Chengdu.

Morën pjesë mbi 2000 përfaqësues nga të gjithë Institutet Konfuci në mbarë botën. U organizuan disa forume në rang Drejtorësh dhe Rektorësh/zv. Rektorësh.



U zhvilluan seminare të ndryshme, të cilat kishin për qëllim përmirësimin e mësimdhënies dhe rolin e Instituteve Konfuci, lehtësimin dhe bashkëpunimin e Instituteve Konfuci në vendet të ndryshme dhe integrimin e tij në këto vende. Gjithashtu u theksua se HSK lehtëson zhvillimin e Instituteve Konfuci dhe u diskutua mbi përmirësimin e “Bursave Të Institutit Konfuci” dhe rritjen e bashkëpunimit mes Instituteve Konfuci dhe Fakulteteve të Universiteteve.