Njoftim mbi konkursin “Chinese Bridge”

Instituti Konfuci organizon këtë vit për herë të parë konkursin “Chinese Bridge”. Ky është një konkurs ndërkombëtar që organizohet nga Zyrat e Institutit Konfuci (Hanban). Që nga fillimi i tij në 2002, ky aktivitet I përvitshëm është mbajtur 11 herë dhe ka tërhequr më shumë se 1,000 studentë nga mbi 80 vende për të marrë pjesë në gjysmëfinale dhe finale në Kinë. Ky konkurs është tani një platformë e rëndësishme për studentët në mbarë botën për të mësuar gjuhën kineze dhe për të kuptuar më shumë rreth Kinës. Ai përbën një urë komunikimi midis të rinjve të Kinës dhe vendeve të tjera. Përmbajtja e konkursit përfshin aftësitë e të mësuarit dhe të kuptuarit të gjuhës kineze, njohuritë rreth Kinës dhe talenteve kulturore kineze.
Ky aktivitet konsiston në tre faza ndër të cilat:
1. Faza e parë që do të zhvillohet më datë 16 Maj 2017, ku do të testohen njohuritë e studentëve në gjuhën kineze
2. Faza e dytë që do të zhvillohet më 19 Maj 2017, ku do të intervistohen studentët që kanë kaluar me sukses fazën e parë, të cilët do të prezantojnë gjithashtu performancat e tyre
3. Faza e tretë që do të zhvillohet më date 30 Maj 2017, e cila është faza finale, dhe ku do të shpallen fituesit e këtij konkursi.
Për 2 pjesëmarrësit më të mirë do të shpërndahen dy cmime:
1. Fituesi I parë, I cili do të përfaqësojë Shqipërinë në “Chinese Bridge” në Kinë
2. Fituesi I dytë, I cili do të shkojë në Kinë së bashku me fituesin e parë për rreth një muaj, ku do të ketë mundësi të ndjekë “Chinese Bridge”.
Të dy këta fitues do të kenë të mbuluara shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit në Kinë.
Për informacion më të detajuar klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://english.hanban.org/node_8080.htm