Zheng Baoguo
Zheng Baoguo– Bazuar në marrëveshjen që Universiteti i Tiranës ka me Qendrën për Edukim dhe Bashkëpunim Gjuhësor (CLEC) dhe me Universitetin e Studimeve të Huaja Pekin, Z. ZHENG BAOGUO, është emëruar si Drejtor i palës kineze në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës, për një periudhë dy vjeçare. Z. Zheng është me profesion Prof. Asoc. Dr. në Shkollën e Gazetarisë Ndërkombëtare dhe Komunikimit, në Universitetin e Studimeve të Huaja Pekin (BFSU).