Struktura drejtuese e CIUT:
Drejtori i pales shqiptare
Z. Erion Malaj
Z. Malaj ka kryer studimet Bachelor për drejtësi në Universitetin e Maceratë-s ne Itali dhe në Tiranë pranë Universitetit Europian të Tiranes. Nivelin Master z.Malaj e ka përfunduar pranë Institutit të Studimeve Evropiane në Universitetin e Tiranës, dega “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare me Bashkimin Evropian”. Që prej muajit Shtator 2015 ai mban pozicionin e Drejtorit të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës. Z. Malaj ka eksperiencë të mëparshme pune në sektornin e telekomunikacionit, si pjese e stafit të një prej kompanive më të mëdha në tregun e telefonisë celulare në mbarë botën dhe në Shqipëri.
e-mail: [email protected]

Sidrit Tako është diplomuar në vitin 2012 pranë “University of International Business and Economics”, Pekin, Kinë. Duke filluar që gjatë periudhës së studimeve dhe në vijim, ai ka përkthyer me sukses “Programi Mësimor Ndërkombëtar për Mësimin e Gjuhës Kineze” me mbështetjen e “Foreign Language Teaching and Research Press Co., Ltd.”, si dhe ka dhënë kontributin e tij në redaktimin e fjalorit Kinezisht-Shqip “Njohuritë Themelore të Gjuhës Kineze”, botuar nga Fakulteti i Gjuhës dhe Kulturës të Universitetit të Pekinit. Z. Tako është pedagog lokal me kohë të pjesshme, i gjuhës kineze pranë Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës që prej muajit Mars 2021.
Email: [email protected]
Znj. Li Beilei
Znj. Li Beilei: Mësuese e mësimdhënies kineze për folësit e gjuhëve të tjera (MTCSL). E angazhuar në edukimin ndërkombëtar kinez në vitin 2009 dhe ka punuar si mësuese e gjuhës kineze në Tiranë që nga viti 2012.
Z.Du Jie
Z.Du Jie, nga Provinca ShanDong, u diplomua në Universitetin Sichuan, diplomë Master, gjuhësi dhe gjuhësi aplikative kryesore. Në 2013-2014 shërbeu në Tajlandë në Shkollën e Mesme HuaiRat, në 2015-2016 shërbeu në Pakistan në Universitetin Karachi, Instituti Konfuci. Aktualisht është pedagog i gjuhës Kineze në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Z. Glendi Xhani
Z. Glendi Xhani, njohës shumë i mirë i gjuhës dhe kulturës kineze, ka jetuar 15 vite në Republikën Popullore të Kinës.
Email: [email protected]
Prej muajit Shtator 2021 është pedagog lokal i gjuhës dhe kulturës kineze në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

Gentian Kryeziu është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës, (dega Finance). Nivelin Master për gjuhën Kineze dhe Tregti Ndërkombëtare e ka kryer në Kinë pranë Universitetit “Zhejiang University of Technology” në Hangzhou. Prej muajit Shtator 2021 është pedagog lokal i gjuhës dhe kulturës kineze në Institutin Konfuci- UT dhe gjithashtu është përkthyes zyrtar i gjuhës kineze.
