Mbledhja e Bordit per Insitutin Konfuci-UT per Vitin 2019
Një delegacion nga Universiteti i Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU) vizitoi Tiranën nga data 13 prill deri me 16 prill 2019. Me datë 15 prill 2019 ky delegacion mbajti mbledhjen e bordit për Insitutin Konfuci-UT, në Tiranë. Delegacioni kinez u përfaqësua nga Zv.Rektori Yan Guohua, Jin Limin, Drejtoreshë e zyrës për Institutet Konfuci partner me BFSU, Ke Jing, Drejtoreshë e Marrdhënieve me Jashtë në BFSU dhe JIN Qiao, Pedagoge, Departamenti i Gjuhës Shqipe, Shkolla e Gjuhës dhe Kulturës Europiane.
Nga pala shqiptare përfaqësuesit ishin: Gentiana Kera zv.Rektore në UT, Erion Malaj Drejtor i Institutit Konfuci-UT, Huang Qiang Drejtor i Palës Kineze për Institutin Konfuci-UT, Pranvera Lazo, Pedagoge në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë dhe Elton Skendaj Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentet.
Në këtë takim të dyja palët ndanë mendimet e tyre rreth ecurisë dhe zhvillimit të Institutit Konfuci-UT për vitin e kaluar, si dhe planet dhe promovimin e mëtejshëm të gjuhës dhe kulturës kineze nëpërmjet Institutit Konfuci-UT.
Mbledhja e Bordit u mbyll me sukses dhe u ra dakort për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy palëve nëpërmjet Institutit Konfuci-UT.