KAMPI VEROR NË KINË
Hapen regjistrimet nga data 16-25 Maj, 2023 për kampin veror.
Instituti Konfuci organizon kampin veror “You and Me in Beijing”, në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Huaja në Pekin, i cili mundëson qëndrimin e studentëve shqiptarë në kampusin e Pekinit.
Kampi veror këtë vit do të jetë me një kohëzgjatje prej dy javësh (14 ditësh) në muajin Korrik, datë 18-31 Korrik 2023, dhe mirëpret 25 studentë shqiptarë të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës për një eksperiencë të paharrueshme kulturore, turistike dhe mësimore.
Studentët do të paguajnë vetëm biletën e udhëtimit (vajtje-ardhje), ndërsa të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit në kampusin e Universitetit dhe kostot e vizitave turistike i kanë të mbuluara nga Universiteti i Studimeve të Huaja, Pekin.
Qëndrimi i studentëve përfshin mësimin e gjuhës kineze në universitet, aktivitetet e shumta në kampus si: lojëra, paper cutting, kaligrafi, tai chi, gatimet hotpot dhe vizitat turistike në: Murin e Madh Kinez (Great Wall of China), Qytetin e Ndaluar (Forbidden City), Pallatin e Verës (Summer Palace), Tempullin e Parajsës (Temple of Heaven), etj.