KAMPI VEROR NË KINË 2019
Instituti Konfuci prej tre vitesh organizon kampin veror “Summer Camp of Beijing”, në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Huaja në Pekin, i cili mundëson qëndrimin e studentëve shqiptarë në kampusin e Pekinit.
Kampi veror këtë vit pati një kohëzgjatje prej dy javësh në muajin Korrik, datë 14-28 Korrik 2019, dhe mirëpriti 24 studentë shqiptarë të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës për një eksperiencë të paharrueshme kulturore, turistike dhe mësimore.
Qëndrimi i studentëve përfshinte mësimin e gjuhës kineze në universitet, aktivitetet e shumta në kampus si: lojëra, paper cutting, kaligrafi, tai chi, gatimet tradicionale dhe vizitat turistike në: Murin e Madh Kinez (Great Wall of China), Qytetin e Ndaluar (Forbidden City), Pallatin e Verës (Summer Palace), Muzeun e Pekinit (Beijing Museum), Provinca të ndryshme si Qufu etj.
Të interesuarit që do të dëshironin një eksperiencë të tillë, të paharrueshme në Kinë, ju mjafton thjeshtë të regjistroheni si student i gjuhës dhe kulturës kineze, pranë Institutit Konfuci-UT dhe të frekuentoni kurset tona.