BURSAT
Ambasada e R.P të Kinës në bashkëpunim me Institutin Konfuci ҫdo vit ofron bursa mësimore për studentët më të mirë. Bursat e ofruara kanë si qëllim përhapjen e kulturës kineze, mësimdhënien e gjuhës kineze, nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe Shqipërisë etj. Prej 3 vitesh studentë shqiptarë studiojnë përmes bursave në universitetet më të mira të Kinës si: Universiteti i Pekinit, Universiteti “Tsinghua”, Universiteti i Gjuhës e i Kulturës etj.
Për vitin 2017, 16 studentë të talentuar shqiptarë kanë fituar bursa studimi nga Kina dhe kanë shkuar në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Universitetin Jiaotong të Shangait, Universitetin e Ekonomisë dhe të Tregtisë së Jashtme dhe në disa universitete të tjera të njohura të Kinës, në degë si arkitektura, mjekësia, inxhinieria elektronike, menaxhimi industrialo-tregtar, marrëdhëniet ndërkombëtare etj.
Këto bursa nën orientimin e iniciativës ‘Një brez, një rrugë’ dhe ‘Bashkëpunimit 16+1’, kanë hyrë në rrugën e zhvillimit të gjithanshëm dhe të shpejtë për të dyja palët, pasi kanë më shumë kërkesa për ekspertë që zotërojnë të dyja gjuhët dhe me njohuri profesionale.
Ambasada kineze do të vazhdojë të nxisë projektet për dërgimin e studentëve, do të mbështesë aktivisht mësimdhënien e gjuhës kineze dhe të gjuhës shqipe, do të përpiqet për t’i dhënë shtysa të reja miqësisë kino-shqiptare dhe do të nxitë zhvillimin afatgjatë e të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Për herë të parë më 24 Shtator 2017 në ditën e aktivitetit “Dita e Institutit Konfuci” u ofruan nga Ambasada e R.P të Kinës, përfaqësuar nga Sh.S.Znj. Ambasadore Jiang Yu “Bursat e ambasadores” . Ishin 6 studentë të fakultetit të Gjuhëve të Huaja,të Universitetit të Tiranës të cilët përfituan bursë vjetore 500 euro për tarifën universitare dhe njëkohësisht iu dhuruan dhe librat e gjashtë niveleve të gjuhës HSK së bashku me libra të tjerë të literaturës kineze.
Per informacione te detajuara ne gjuhen angleze dhe kineze per bursat e ofruara nga instituti konfuci shkarkoni dokumentin e meposhte.