KAMPET VERORE

Instituti Konfuci prej dy vitesh organizon kampin veror “Summer Camp of Beijing”,në bashkëpunim me Zyrat e Institutit Konfuci Hanban në Pekin, i cili mundëson qëndrimin e studentëve shqiptarë në kampusin e Pekinit.

Kampi veror në Pekin  në një kohëzgjatje prej dy javësh ( 14 ditësh) në muajin Korrik, mirëpret 20 studentë shqiptarë të Institutit Konfuci, në Universitetin e Tiranës për një eksperiencë të paharrueshme kulturore,turistike dhe mësimore.

Studentët përveҫ pagesës së udhëtimit,të biletës (vajtje-ardhje) ,të gjitha shpenzimet e akomodimit,ushqimit,vizitave turistike i kanë të mbuluara nga Universiteti i Hanbanit.

Qëndrimi i studentëve përfshin mësimin e gjuhës kineze në universitet, aktivitetet e shumta në kampus si: lojëra, paper cutting, kaligrafi, tai chi, gatimet hotpot  dhe vizitat turistike në : Murin e Madh Kinez (Great Wall of China) , Qytetin e Ndaluar (Forbidden City) , Pallatin e Verës (Summer Palace), Muzeun e Pekinit (Beijing Museum) , Provinca të ndryshme si Sichuan etj.