Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës, Instituti Konfuci-UT
Takim në Universitetin e Tiranës
Me datë 23 qershor 2021, Drejtoresha e palës kineze znj. Zhang Xiaoying dhe Drejtori shqiptar z. Erion Malaj, të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, zhvilluan një takim me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Zv. Rektorin për kërkimin shkencor, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës, Instituti Konfuci-UT dhe Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU), partner në Kinë dhe jo vetëm.
Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën vullnetin dhe gadishmërinë e tyre për të intensifikuar më tej në të ardhmen bashkëpunimin mes Universitetit të Tiranës dhe universiteteve kineze në fusha të tjera me interes të përbashkët.