Njoftim
Ansambli i Këngëve dhe Valleve i Guangdong-ut zhvillon shkëmbime me Institutin “Konfuci” të Universitetit të Tiranës
2019/02/19
Më 15 shkurt, artistët kinezë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve i Guangdong-ut që ndodhet në Tiranë për vizitë, patën takim me studentët dhe stafin e Institutit “Konfuci” pranë Universitetit të Tiranës. Ishte i pranishëm edhe këshilltari politik i ambasadës së Kinës Bai Yunbin.
Në takim, drejtori i performancës i Ansamblit Wu Po i njohu studentët dhe stafin shqiptar me traditat e Festës së Pranverës të Kinës, ndërsa koreografja e baletit modern “Zgjimi” Wang Xuesong ndau historinë e krijimit të kësaj vepre me të pranishmit. Artistët kinezë u dhanë leksion studentëve shqiptarë mbi kërcimin modern, vallen e Guangdong-ut “Qiangu” dhe valle e lashta kineze “Hantang”, i orientuan për provë. Ndërsa studentët shqiptarë dhanë shfaqje me valle tradicionale nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë, duke u treguar miqve kinezë lëvizjet e veçanta të kërcimit të “Vendit të Shqiponjës”. Nën shoqërimin e melodisë së valles së Tropojës, artistët kinezë u bashkuan me studentët shqiptarë. Duke mësuar dhe duke vallëzuar, pjesëmarrësit nga të dy palët e kaluan kohën në një atmosferë të gëzueshme.
Jo vetëm studentëve, por edhe stafit të Institutit “Konfuci” e të pranishmëve të tjerë u bëri përshtypje të thellë kjo atmosferë miqësore. Një numër studentësh shqiptarë shprehën dëshirën për të zhvilluar shkëmbime të tilla me homologët e tyre kinezë në të ardhmen, për t’u njohur me më shumë miq të rinj dhe për të përjetuar kulturën kineze.