HSK

HSK

Provimi i nivelit të gjuhës kineze (HSK) është një provim në seri që kontrollon nivelin e gjuhës kineze të njerëzve gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuha kineze. Ky provim kontrollon aftësinë e komunikimit të kandidatëve në gjuhën kineze gjatë studimit të tyre në shkollë ose në universitet, ose gjatë punëve të tyre në sektorët qeveritarë, në ndërmarrje dhe në institucionet etj.
HSK është fjalëshkurtimi sipas shqiptimit në gjuhën kineze “Hanyu Shuiping Kaoshi”.

Informacione për provimin HSK:

HSK është provimi i gjuhës zyrtare të Republikës Popullore të Kinës i cili për herë të parë në Shqipëri që prej Marsit të 2017,do të zhvillohet në Institutin Konfuci të Universitetit të Tiranës për të gjashtë nivelet e gjuhës kineze,nga fillestari në të avancuar. Nivelet e tipit të ri të provimit HSK korrespondojnë me Referencën e Kuadrit të Përbashkët Evropian për Gjuhën.
Ky testim, mundëson përfitimin e bursave të plota universitare (Bachelor, Master, P.H.D) të cilat ofrohen nga qeveria Kineze për studentë të huaj.
Dokumentacioni i nevojshëm për tu regjistruar:

  1. Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit.
  2. Mandati i pagesës (do të kryhet në bankën Credins dhe kopja e mandatit sillet ditën e regjistrimit te zyrat e Institutit Konfuci).

Ditën e zhvillimit të provimit personi duhet të ketë me vete pasaportën ose kartën e identitetit me të cilën është regjistruar. Ky dokument të jetë me afat të vlefshëm dhe të mos i ketë kaluar data e skadimit.

Provimi zhvillohet vetëm me lapsa 2B, të cilët do ju jepen nga stafi i pedagogëve ditën e provimit. Asnjë model tjetër lapsi ose stilolapsi nuk është i vlefshëm pasi nuk mund të korrigjohet më pas nga aparaturat korrigjuese në Kinë.

SHËNIM: Regjistrimi i provimit është i vlefshëm vetëm në rast të regjistrimit të suksesshëm në internet dhe nëse tarifa e provimit paguhet para skadimit të afatit.
Mundësite për zhvillimin e këtij provimi janë:

  1. Mars
  2. Maj
  3. Shtator
  4. Tetor

Pagesat për provimin HSK janë:

Nivelet e testimit HSK Pagesat  e testimit HSK
HSK 1 1,500 lekë
HSK 2 2,200 lekë
HSK 3 3,000 lekë
HSK 4 3,700 lekë
HSK 5 4,400 lekë
HSK 6 5,200 lekë

 

Struktura e Testimit HSK:

Provimi përbëhet nga dy pjesë për nivelet HSK 1 dhe HSK 2.Përfshihet pjesa e dëgjimit (Listening) dhe pjesa e leximit (Reading).

Për nivelet nga HSK 3 deri në HSK 6 vështirësia është më e lartë dhe ka 3 pjesë,përveҫ pjesës së dëgjimit,leximit ka dhe shkrim me karaktere kineze.

 

Pse duhet ta bëj provimin HSK?

  • Ekzaminimi HSK dëshmon njohuritë e gjuhës kineze në të gjithë botën.
  • Kompani kineze ose kompani të tjera të lidhura me Kinën mund të kërkojnë që punonjësit e tyre të kenë nivelin e duhur të ekzaminimit HSK.
  • Provimi HSK është parakusht për të studiuar në universitetet në Kinë. Niveli i kërkuar varion midis instituteve dhe departamenteve.
  • Rezultatet e suksesshme në provimin e HSK-së i përjashton studentët në Kinë nga kurse të caktuara gjuhësore.

 

Informacion shtesë:

Ҫertifikatat e rezultateve të testit HSK dorëzohen nga Instituti Konfuci dy muaj pas ekzaminimit.