Konferenca vjetore e Instituteve Konfuci partnere me “Beijing Foreign Studies University” (BFSU) ne Pekin.
Ne datat 6,7 dhe 8 Dhjetor 2016 u mbajt ne Pekin konferenca vjetore e Instituteve Konfuci partnere me BFSU ku moren pjese 22 Institute Konfuci nga disa prej Universiteteve si ai i Londres,Romes,Moskes,Vjenes,Barcelones,Dusseldorfit,Hawait, etj. Instituti Konfuci ne Universitetin e Tiranes (CIUT) u perfaqesua ne kete konference nga Zv-Rektori i UT prof.Bernard Dosti, Drejtori i CIUT z. Erion Malaj dhe drejtori i pales Kineze z.Huang Qiang.
Ne emer te BFSU pershendeti Prof. Peng Long, Rektor i BFSU.
Me pas ne emer te Rektoreve dhe Zv-Rektoreve mbajti nje fjale pershendetese Zv-Rektorja e Universitetit te Gjuheve te Huaja te Moskes.
Ne emer te drejtoreve te huaj te Instituteve Konfuci, fjalen pershendetese e mbajti Drejtori i CIUT. Z.Malaj u ftua te fliste ne hapjen e konferences ne emer te gjthe kolegeve te tij te huaj si rezultat i suksese dhe arritjeve te medha qe ky Institut ne Tirane pati gjate vitit 2016.
Z.Malaj falenderoi BFSU-ne per mbeshtetjen dhe kerkoi gjithashtu qe gjate vitit 2017 te kete me shume bashkepunim dhe te gjithe institutet te fokusohen ne rritjen e cilesise se Instituteve Konfuci ne mbare boten. Kultura nuk njeh kufij midis shteteve dhe kulturat e huaja nuk jane me aq te huaja sa dikur per vendet e ndryshme te botes te cilat bashkepunojne tashme ngushte ne kete epoke globalizimi.
Zhvillimi gjithnje e me i madh i Instituteve Konfuci ne bote eshte sipas Malaj nje nga deshmite me te qarta te impenjimit serioz dhe konstant te Kines per te shperndare kulturen e saj, dhe te deshires se madhe qe bota ka per te mesuar gjithnje e me shume mbi Kinen.
Gjithashtu zv-Rektori Dosti ftoi ne Tirane rektorin e BFSU per nje vizite zyrtare ne Tirane pas interesit te shfaqur nga Rektori Peng Long.
Ne daten 7 Dhjetor u diskutua mbi temat “Bashkepunimi Horizontal” dhe “Si te tregojme historine e Kines” ku serisht Universiteti i Tiranes u perfaqesua nga zoti Malaj me nje fjalim ku foli mbi arritjet e CIUT per vitin 2016 dhe objektivat per vitin 2017. Konferenca u mbyll ne date 8 Dhjetor dhe te gjithe drejtoret do te udhetojne per ne Kunming ku ne datat 10 dhe 11 do te mbahet Konferenca Globale e te gjithe Instituteve Konfuci ku do te marrin pjese mbi 1.500 te ftuar.