Erion Malaj

Erion Malaj lindi në Tiranë më 14.08.1988. Është lektor dhe ekspert në fushat e drejtësië, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe biznesit ndërkombëtar. Z.Malaj ka perfunduar studimet Bachelor ne “Drejtesi” dhe Master Shkencor në Studime Evropiane, dega “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në BE” nga Universiteti i Tiranës. Gjithashtu ka kryer studimet doktorale pranë “Beijing Foreign Studies University” dhe prej vitit 2024 mban titullin Doktor i Shkencave në Biznes Ndërkombëtar. Prej një dekade është Drejtor i Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës dhe pedagog. Përveç angazhimeve akademike, ai ka përvojë edhe në sektorin privat.
Z.Malaj është autor i disa artikujve në revista shkencore, dhe njëkohësisht shkruan rregullisht në media shqiptare dhe të huaja. Ai flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht, si dhe njeh mirë gjuhën kineze. Z. Malaj është i martuar dhe ka dy femijë.

CIUT