Rreth Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (CLEC) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e Univeritetit të Tiranës që të mësojnë gjuhën kineze pranë tij. Instituti ofron të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze. Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT. Aktualisht gjuha kineze është lëndë me zgjedhje në: Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Ekonomisë.
Në kuadër të promovimit të kulturës kineze ky Institut organizon aktivitete të ndryshme si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj.