NJE MUNDESI E RE ARSIMI  

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) e njohur sot si Qendra për Edukim dhe Bashkëpunim Gjuhësor (CLEC), si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësinë që studentët e Universitetit të Tiranës që të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron: 

Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
Bursa studimi në universitet më të mira të Kinës .
Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Instituti Konfuci në vitin 2015 është regjistruar si Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës. Në strukturën e tij drejtuese ky Institut ka:
– Bordin Drejtues;
Aktualisht Bordi Drejtues i Institutit Konfuci në UT përbëhet nga:
– Prof.Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës;
– Z. Jia Wenjian Zv/Rektor i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Ke Jing, Dekane e Gjuhës dhe Kulturës Europiane, Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Jin Limin, Drejtoreshë e zyrës për Institutet Konfuci partner me Universitetine Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Pranvera Lazo, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-UT;
– Znj. Mirlinda Boshnjaku, Administratore e World Academy of Tirana (IB World School).– Bashkëdrejtorët.
– Z. Erion Malaj, Drejtorii palës shqiptare;
– Znj. Zhang Xiaoying, DrejtoreshëepalëskinezeInstituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka në përbërjen e tij 10 punonjës, nga të cilët: 8 janë staf akademik ( 4 Pedagogë kinez, 4 Pedagog shqiptar) dhe 2 punonjës administrativ.

Shkarkoni Aplikacionin

Na Kontaktoni

Godina Jonë
Godina Iliria / Qyteti Studenti
Adresa
Rruga e Elbasanit / Tirana, Albania

CIUT