KAMPI VEROR NË KINË 2024

Hapen regjistrimet nga data 09-29 Prill, 2024 për kampin veror.

Instituti Konfuci organizon kampin veror “BFSU Chinese Bridge Summer Camp: Understanding China”, në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Huaja në Pekin, i cili mundëson qëndrimin e studentëve shqiptarë në kampusin e Pekinit.

Kampi veror këtë vit do të jetë me një kohëzgjatje prej dy javësh (14 ditësh) në muajin Korrik, datë 28-10 Gusht 2024, dhe mirëpret 30 studentë shqiptarë të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës për një eksperiencë të paharrueshme kulturore, turistike dhe mësimore.

Studentët do të paguajnë vetëm biletën e udhëtimit (vajtje-ardhje), ndërsa të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit në kampusin e Universitetit dhe kostot e vizitave turistike i kanë të mbuluara nga Universiteti i Studimeve të Huaja, Pekin. Kushtet për të qënë pjesë e kapmit veror janë: mosha 14-30 vjec, certifikim të gjuhës kineze nga niveli HSK 2 e lart si dhe mos të kenë qënë pjesë e kampeve verore në Kinë për 3 vitet e fundit.

Qëndrimi i studentëve përfshin mësimin e gjuhës kineze në universitet, aktivitetet e shumta në kampus si: lojëra, paper cutting, kaligrafi, tai chi, gatimet hotpot dhe vizitat turistike në: Murin e Madh Kinez (Great Wall of China), Qytetin e Ndaluar (Forbidden City), Pallatin e Verës (Summer Palace), Tempullin e Parajsës (Temple of Heaven), etj.

 

Për regjistrim klikoni në linkun KËTU