UNITIR-BFSU-HANBAN

Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Instituti Konfuci në vitin 2015 është regjistruar si Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës. Në strukturën e tij drejtuese ky Institut ka:

– Bordin Drejtues;
Aktualisht Bordi Drejtues i Institutit Konfuci në UT përbëhet nga:
– Prof.Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës;
– Z. Jia Wenjian Zv/President i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Ke Jing, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Pranvera Lazo, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-UT;
– Znj. Jin Limin, Drejtoreshë e Zyrës për Institutet Konfuci partner me Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin BFSU;

– Znj. Mirlinda Boshnjaku, Administratore e World Academy of Tirana (IB World School).

 

– Bashkëdrejtorët.

  • Erion Malaj, Drejtori i palës shqiptare;
  • Huang Qiang, Drejtori i palës kineze;

Prof.Dr. Artan Hoxha

Prof. Dr. Artan Hoxha është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018.

Prof. Dr. Artan Hoxha ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1983 dhe ato pasuniversitare për Konventat e Këshillit të Evropës në fushën penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leidenit, Hollandë, në vitin 1995. Mban titullin “Profesor” që prej vitit 2015.

Në vitin 2016-2020 ka qënë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

  1. Hoxha e ka filluar karrierën e tij profesionale si Prokuror Sektori në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë dhe më pas është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë periudhës 1992 – 1994, ka shërbyer si Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në vitet 1997 – 1999 si Drejtor i kësaj Drejtorie. Më pas, në periudhën 1999 – 2008 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Që prej vitit1997, ai është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe që prej vitit 1998 pedagog i lëndës “E drejta procedurale penale” në Fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ka qenë anëtar i disa grupeve të punës dhe komiteteve për zhvillimin e legjislacionit në Shqipëri. Më konkretisht, ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale (1992 – 1994), anëtar i Komisionit të Reformave Ligjore dhe Institucionale të ngritur pranë Ministrisë së Drejtësisë (2004 – 2006), Kryetar i Komisionit për Ndihmë Legjislative të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (2001 – 2008), Anëtar i Komitetit të Ekspertëve për Operimin e Konventave Evropiane në Fushën Penale (1997 – 2003).

Nga viti 2004, ai është Ekspert i Këshillit të Evropës në fushën penale dhe të pushtetit gjyqësor për trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Ai është autor i një sërë monografish dhe artikujsh studimorë si dhe bashkautor i Komentarit për Procedurën Penale të Republikës së Shqipërisë.

 

 

 

CIUT