Sun Xiao
Sun Xiao, ka përfunduar studimet Master për “Mësimdhënia e gjuhës kineze si gjuhë e huaj”, në Universitetin Normal të Kinës Jugore në 2017. Ajo ka punuar si mësuese e gjuhës kineze në Kamboxhia për një vit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Më pas ajo dha mësim në Universitetin Daugavpils në Letoni si lektore e gjuhës kineze për dy vjet, ku ka qënë përgjegjëse për kurset e gjuhës kineze me kredite dhe lëndë me zgjedhje, si dhe grupin e qytetit. Më pas, ajo punoi si mësuese me kohë të pjesshme në Universitetin Normal të Kinës Jugore, kryesisht përgjegjëse për mësimdhënien e studentëve ndërkombëtarë. Aktualisht punon si lektore e gjuhës kineze në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.