Prof. Dr. Artan Hoxha - Universiteti i Tiranës

Prof. Dr. Artan Hoxha

University of Tirana

Prof. Dr. Artan Hoxha

Prof. Dr. Artan Hoxha

Rector of the University of Tirana

Prof. Dr. Artan Hoxha është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018.

Profili dhe Karriera

Prof. Dr. Artan Hoxha ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1983 dhe ato pasuniversitare për Konventat e Këshillit të Evropës në fushën penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leidenit, Hollandë , në vitin 1995.

Mban titullin “Profesor” që prej vitit 2015.

Në vitin 2016-2020 ka qenë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës .

Hoxha e ka filluar karrierën e tij profesionale si Prokuror Sektori në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë dhe më pas është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gjatë periudhës 1992 - 1994, ka shërbyer si Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në vitet 1997 - 1999 si Drejtor i kësaj Drejtorie.

Më pas, në periudhën 1999 - 2008 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Që prej vitit 1997, ai është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe që prej vitit 1998 pedagog i lëndës “E drejta procedurale penale” në Fakultetin e Drejtësisë.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ka qenë anëtar i disa grupeve të punës dhe komiteteve për zhvillimin e legjislacionit në Shqipëri.

Angazhime të rëndësishme profesionale:
  • Anëtar i grupit të punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale (1992 - 1994).
  • Anëtar i Komisionit të Reformave Ligjore dhe Institucionale pranë Ministrisë së Drejtësisë (2004 - 2006).
  • Kryetar i Komisionit për Ndihmë Legjislative të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (2001 - 2008).
  • Anëtar i Komitetit të Ekspertëve për Operimin e Konventave Evropiane në Fushën Penale (1997 - 2003).

Nga viti 2004, ai është Ekspert i Këshillit të Evropës në fushën penale dhe të pushtetit gjyqësor për trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Ai është autor i një sërë monografish dhe artikujsh studimorë si dhe bashkautor i Komentarit për Procedurën Penale të Republikës së Shqipërisë .

Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës

Instituti Konfuci u regjistrua si një njësi kryesore pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2015.

Në strukturën e tij drejtuese, ky Institut përfshin:

Bordi Drejtues

Aktualisht, Bordi Drejtues i Institutit Konfuci pranë UT-së përbëhet nga:

  • Prof. Dr. Artan Hoxha
    Rektor i Universitetit të Tiranës
  • Z. Jia Wenjian
    Zëvendësrektor i Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU)
  • Znj. Ke Jing
    Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë, Universiteti i Studimeve të Huaja të Pekinit (BFSU)
  • Znj. Mirlinda Boshnjaku
    Administratore e Akademisë Botërore të Tiranës (IB World School)
CLOSE
CLOSE

CIUT