UNITIR-BFSU-HANBAN

Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Instituti Konfuci në vitin 2015 është regjistruar si Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës. Në strukturën e tij drejtuese ky Institut ka:
– Bordin Drejtues;
– Bashkëdrejtorët.
Aktualisht Bordi Drejtues i Institutit Konfuci në UT përbëhet nga:
– Prof.Dr. Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës;
– Z. Yan Guohua, Zv/President i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Ke Jing, Drejtor i Zyrës për Shkëmbimet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin, Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin;
– Znj. Pranvera Lazo, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-UT;
– Znj. Zhang Xiaohui, Drejtoreshe e Zyres per Institutet Konfuci partner me BFSU-ne.
– Znj. Mirlinda Boshnjaku, Administratore e World Academy of Tirana (IB World School).

mynyr-koni-2

Prof.Dr. Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës

Prof. Dr. Mynyr Koni ka lindur më 24.01.1964. Ai është diplomuar në vitin 1988 në Fakultetin e
Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1995-1997, ka punuar si punonjës
shkencor në Departamentin e Gjenetikës së Institutit të Kërkimeve Biologjike në Akademinë e
Shkencave dhe në vitin 1997 emërohet në pozicionin e Drejtorit të këtij Instituti. Nga viti 1999 Prof.
Dr. Mynyr Koni është pedagog në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të
Natyrës, UT ku përgjatë këtyre viteve ka qenë edhe në poste të ndryshme drejtuese në nivel
fakulteti dhe në nivel universiteti ndër të cilat mund të përmendim pozicionet si: (2003-2008)
Drejtor i Drejtorisë së Kurrikulave në Universitetin e Tiranës; (2008-2012) Përgjegjës i
Departamentit të Biologjisë, FSHN; (2012-2016) Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Prof. Dr. Mynyr Koni ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i disa këshillave si: Anëtar i Senatit
Akademik të UT-së, Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës; Anëtar i Këshillit
Drejtues të Akademisë së Shkencave; Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Kërkimeve
Biologjike.
Në bibliografinë e punimeve të tij radhiten artikuj të shumtë shkencorë dhe pjesëmarrje në
konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prof. Dr. Mynyr Koni është njohës i mirë i gjuhës angleze, franceze dhe italiane. Ai mban titullin
“Honoris Causa” nga Universiteti Shtetëror i Tetovës
CLOSE
CLOSE

CIUT