Njoftim mbi regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2024-2025 (Semestri i parë)

Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2024-2025 (Semestri i parë), ju njoftojmë që me datë 04/09/2024- 10/10/2024 hapen regjistrimet. Kurset nisin pas datës 14/10/2024. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni në linkun Këtu: https://docs.google.com/forms/d/1TV-J-X8tur10Hk3ROuv4elyX5JbYBHPLDudnY9YePx0/viewform?pli=1&pli=1&edit_requested=true