TAKIM NE AMBASADEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE REPUBLIKEN POPULLORE TE KINES

image
Diten e Merkure, date 07 Dhjetor 2016, ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Pekin, u zhvillua nje takim miqesor midis Zv-Rektorit te UT-se z.Bernard Dosti, Drejtorit te Institutit Konfuci ne UT z. Erion Malaj dhe te ngarkuarin me pune te Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Republiken Popullore te Kines, z.Andi Xhoi.

Fillimisht delegacionit te Institutit Konfuci ne UT ju be nje pershkrim dhe nje tour ne ambientet e Ambasades Shqiptare ne Pekin nga nje prej pjestareve me te vjeter te ambasades Shqiptare, zoti Ramadan Deva, i cili jeton dhe punon prej me shume se 15 vitesh ne ate ambasade,e cila eshte perfaqesia me e madhe ne nivel hapesirash qe Republika e Shqiperise ka ne bote. Ky kompleks perbehet nga 10.000 m2 siperfaqe ndertimi dhe 3.150 m2 siperfaqe e brendshme.

Ne takim u diskua mbi marredheniet qe Shqiperia ka me Kinen ne fushen e Arsimit dhe Kultures, dhe mbi mundesite per te perforcuar marredheniet dy paleshe. Gjithashtu z.Malaj njoftoi Ambasaden e Shqiperise mbi viziten e nje delegacioni te nivelit te larte Arsimor i cili do te qendroje ne Pekin dhe qytete te tjera te Kines ne Prill ose Maj te vitit 2017, me qellim arritjen e disa marreveshjeve dypaleshe ne fushen e Arsimit te Larte dhe Mbajtjen e ceremonise se dhenies se titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranes per Madame Xu Lin, ish Sekretare e Pergjithshme e Hanban.