Konferenca Europiane e Instituteve Konfuci në Bullgari
Me 24 tetor 2018 u mbajt konferenca vjetore në Sofie të Bullgarisë, e Instituteve Konfuci, për Europën Qendrore dhe Lindore. Në të morën pjesë të gjithë drejtorët nga 16 shtete, të cilët diskutuan mbi çështje të ndryshme në kuadër të forcimit të rolit të Institutit Konfuci në këto vende ku operon. Drejtorët e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës z.Erion Malaj dhe z.Huang Qiang, u fokusuan tek faktorët dhe mënyrat sesi Instituti Konfuci mund të luaj një rol më të rëndësishëm në qytetin dhe komunitetin ku operon. Drejtori i palës shqipëtare z.Erion Malaj mbajti një fjalim mbi këtë tematikë.
Në përfundim të kësaj konference, shkëmbimi i informacioneve dhe sygjerimeve midis paleve rezultoj i suksesshëm dhe krijoj idenë më të qartë sesi Institutet Konfuci mund të përmirësohen në vazhdimësi.