Ditën e martë me datë 28/05/2019 në orën 17:30-20:00
Njoftim
Ditën e martë me datë 28/05/2019 në orën 17:30-20:00, Instituti Konfuci-UT organizoi finalen e konkursit “The 18th Chinese Bridge-Chinese Proficiency Competition For Foreign College Students”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ambasadori i R.P të Kinës, Sh.T.Z. Zhou Ding dhe zv.rektorja Gentiana Kera, të cilët ndanë dhe cmimet për fituesit, përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqipëtaro-kineze dhe përfaqësues të bizneseve kineze në Shqipëri.
Në këtë konkurs u shpallën fitues: vendi i I- Margherita Rossi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e “Chinese Bridge” për shkollat e mesme në rang botërorë në Kinë.
Vendi i II- Steljan Alia, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin “Chinese Bridge” për universitet në rang botërorë në Kinë, Institutin Konfuci-UT.
Vendi i III- Xhesika Gërbi, e cila do të shkojë si shoqëruese dhe spektatore e konkursit Chinese Bridge në rang botërorë në Kinë.
Falenderojmë të gjithë studentët e tjerë që ishin pjesmarrës në këtë konkurs dhe i urojmë suksese të mëtejshme fituesve!