Takim me studentet kineze te katedres se gjuhes shqipe ne Universitetin e Gjuheve te Huaja te Pekinit

Ne Universitetin e Gjuheve te Huaja te Pekinit (BFSU) prej shume vitesh ndodhet katedra e gjuhes Shqipe. Studentet qe zgjedhin pikerisht kete dege, studiojne per 4 vite me rradhe gjuhen tone. Gjate qendrimit ne Kine, Zv-Rektori i UT-se Z.Bernard Dosti dhe Drejtori i Institutit Konfuci ne UT z.Erion Malaj paten kenaqesine te takonin 22 studentet kinez te vitit te pare.

image

Fillimisht studentet u prezantuan me emrat e tyre Shqiptar te cilet i zgjedhin ne fillim te vitit te pare akademik.

image-4

Zv-Rektori Dosti dhe Drejtori Malaj mbajten nje fjale pershendetese. Ata u shprehen te nderuar qe ne Kine ka interes dhe studiohet gjuha Shqipe. Me pas diskutuan me studentet mbi arsyen e kesaj zgjedhjeje te vecante.

image-2

Gjate vitit te dyte akademik, keta studente do vizitojne shqiperine dhe do qendrojne ne Tirane per te permiresuar gjuhen Shqipe. Gjithashtu, nepermjet nismave te ndryshme, drejtori Malaj u shpreh se qellimi i Institutit Konfuci ne UT eshte qe gjithashtu te dergoje studente Shqiptare te Institutit, ne Pekin prane BFSU qe te praktikojne gjuhen kineze.

image-3

image-5

image-6

 

Ne fund te bisedes studentet i njohen zv-Rektorin dhe Drejtorin e CIUT me pasionet dhe deshirat e tyre ndaj Shqiperise dhe ne vecanti artit dhe muzikes shqiptare.
Image

Takimi u mbyll me nje fotografi te perbashket.