Rreth Nesh

Rreth Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU).
Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e Univeritetit të Tiranës që të mësojnë gjuhën kineze pranë tij. Instituti ofron të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze. Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT. Aktualisht gjuha kineze është lëndë me zgjedhje në: Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Ekonomisë.
Në kuadër të promovimit të kulturës kineze ky Institut organizon aktivitete të ndryshme si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj.

Struktura Drejtuese e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës

Instituti Konfuci në vitin 2015 është regjistruar si Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës. Në strukturën e tij drejtuese ky Institut ka:
– Bordin Drejtues;
– Bashkëdrejtorët.
Aktualisht Bordi Drejtues i Institutit Konfuci në UT përbëhet nga:
– Prof.Dr. Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës;
– Z. Yan Guohua, Zv/President i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Ke Jing, Drejtor i Zyrës për Shkëmbimet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin, Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin;
– Znj. Pranvera Lazo, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-UT;
– Znj. Zhang Xiaohui, Drejtoreshe e Zyres per Institutet Konfuci partner me BFSU-ne.
– Znj. Mirlinda Boshnjaku, Administratore e World Academy of Tirana (IB World School).

CLOSE
CLOSE

CIUT