Konkursi i Kulturës Kineze (faza e tretë)

Më datë 8 Qershor 2016, ora 19:00 në Sallën Black Box (Universiteti i Arteve), Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës organizoi aktivitetin “Konkursi i Kulturës Kineze”(faza e tretë).
Ky Institut është themeluar në vitin 2013 dhe që prej themelimit ka organizuar aktivitete të shumta në kuadër të promovimit të gjuhës dhe kulturës kineze.
Në fazën e parë dhe fazën e dytë të “Konkursi i Kulturës Kineze” janë përzgjedhur 10 studentë fitues, të cilët sollën në skenë pjesë nga kultura dhe arti kinez. Studentët konkurentë u vlerësuan nga një juri, e cila e njeh mirë gjuhën dhe kulturën kineze. Në fund të këtij konkursi u dhanë çmimet për të 10 konkurentët, ku studentët që fituan çmimin e tretë dhe çmimin e dytë patën mundësi të kishin si dhuratë një smartphone nga kompania Huawei. Tre studentët, të cilët fituan çmimin e parë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një “summer camp” në Kinë, për dy javë (të gjitha shpenzimet janë të mbuluara).
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Ambasadorja e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Shkëlqesia e Saj Znj. Jiang Yu; Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Mynyr Koni; Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit, Znj. Nora Malaj; Zv/Rektorë të Universitetit të Tiranës; Dekanë të Universitetit të Tiranës; Drejtori i Institutit Konfuci-UT; përfaqësues të kompanisë Huawei.