AKTIVITETET

Ҫdo vit i ri akademik në Institutin Konfuci shoqërohet me një shumëllojshmëri aktivitetesh.

Aktivitetet përkojnë sipas datave të kalendarit kinez dhe janë: Konkursi i Kulturës Kineze, Festa e Fenerit Kinez, Viti i Ri Kinez, Festa e Varkës së Dragoit, Chinese Bridge, Chinese Contest etj.

Një prej aktiviteteve që u organizua për herë të parë në format krejtësisht të ri nga “Chinese Culture Contest 2016” ishte konkursi “Chinese Bridge 2017”.

Ky është një konkurs ndërkombëtar që organizohet nga Zyrat e Institutit Konfuci (Hanban). Që nga fillimi i tij në 2002, ky aktivitet i përvitshëm është mbajtur 11 herë dhe ka tërhequr më shumë se 1,000 studentë nga mbi 80 vende për të marrë pjesë në gjysmëfinale dhe finale në Kinë. Ky konkurs është tani një platformë e rëndësishme për studentët në mbarë botën për të mësuar gjuhën kineze dhe për të kuptuar më shumë rreth Kinës. Ai përbën një urë komunikimi midis të rinjve të Kinës dhe vendeve të tjera. Përmbajtja e konkursit përfshin aftësitë e të mësuarit dhe të kuptuarit të gjuhës kineze, njohuritë rreth Kinës dhe talenteve kulturore kineze.
Ky aktivitet konsiston në tre faza ndër të cilat:

  1. Faza e parë ku testohen njohuritë e studentëve në gjuhën kineze.
  2. Faza e dytë ku do të intervistohen studentët që kanë kaluar me sukses fazën e parë, të cilët do të prezantojnë gjithashtu performancat e tyre artistike.
  3. Faza e tretë, e cila është faza finale dhe ku do të shpallen fituesit e këtij konkursi.

Për 2 pjesëmarrësit më të mirë do të shpërndahen dy ҫmime:

Fituesi i parë,,do të përfaqësojë Shqipërinë në “Chinese Bridge” në Kinë.

Fituesi i dytë, do të shkojë në Kinë së bashku me fituesin e parë për rreth një muaj, ku do të ketë mundësi të ndjekë “Chinese Bridge” live.
Të dy këta fitues do të kenë të mbuluara shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit në Kinë.

68 vjetori  i Festës Kombëtare të Kinës.

 

Më 22 shtator në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës u organizua një aktivitet me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe të promovimit të librit të presidentit të Kinës Z.Xi Jinping .

 

Midis 600 të ftuarve në këtë veprimtari, spikasnin presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, zv./kryeministrja Znj.Senida Mesi, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme e Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, deputetë të parlamentit, por edhe shoqata e miqësisë shqiptaro-kineze, shoqata kulturore ‘Alb-China’, përfaqësues të kompanive kineze, të Institutit Konfuci etj.

Në ceremoninë e pritjes, diplomatja kineze Chen Sisi dhe pianistja e re Tara realizuan së bashku temat muzikore “Unë dhe vendi im”, “Melodia Lumit të Verdhë” dhe “Kënga e Lumit Jance” , ndërsa më pas u shfaq një dokumentar mbi arritjet e zhvillimit të Kinës dhe ngjarjet kryesore ndërkombëtare të mbajtura nga Kina.
Grupi i grave të ambasadës dha një shfaqje me erashkë tai chi, ndërsa vajzat studente  të Institutit Konfuci të Universitetit të Tiranës kënduan një këngë kombëtare në kinezisht.