Takimi në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Me datë 06/07/2021, Drejtoresha e palës kineze Znj. Zhang Xiaoying dhe
Drejtori shqiptar z. Erion Malaj, të Institutit Konfuci në
Universitetin e Tiranës, zhvilluan një takim me Dekanin e Fakultetit
të Ekonomisë Prof.Dr. Dhori Kule dhe Zv. Dekanin Prof. Dr. Fatmir
Memaj.
Në këtë takim të dyja palët ndanë mendimet e tyre rreth ecurisë
dhe zhvillimit të Institutit Konfuci-UT ndër vite, si dhe planet e
përbashkëta për bashkëpunim për ti ofruar një mundësi si stafit
akademik dhe studentor për shkëmbim përvojash, projekte të
përbashkëta kërkimore-shkencore, etj.