Njoftim

Bazuar në marrëveshjen që Universiteti i Tiranës ka me Qendrën për Edukim dhe Bashkëpunim Gjuhësor (CLEC) dhe me Universitetin e Studimeve të Huaja Pekin, Znj. ZHANG XIAOYING, është emëruar si Drejtoreshë e palës kineze në Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës, për një periudhë dy vjeçare.

Znj. Zhang është me profesion Prof. Dr. E Anglishtes dhe Komunikimit Ndërkombëtar , është bashkëthemeluese e Shkollës së Gazetarisë dhe Komunikimit Ndërkombëtar (SIJC) në Universitetin e Studimeve të Huaja Pekin (BFSU). Gjatë viteve 2014-2019, ka qënë Dekane e Shkollës së Gazetarisë dhe Komunikimit Ndërkombëtar (SIJC). Ka punuar në Ministrinë e Arsimit (1996-1997) dhe gjithashtu ka punuar në Konsullatën e Përgjithshme Kineze në Sidnei, Australi (1999-2001). Ka qënë pjese e Universitetit të Kembrixhit (2010-2011) si studiuese. Ajo kontribuon në shtypin kinez dhe britanik dhe ka botuar kumtesa mbi gazetarinë dhe komunikimin ndërkombëtar. Libri i saj kryesor në anglisht është The Economist’s Construction of Globalization (1985-2010): Një Analizë narrative me një perspektivë kineze.