Hapen Regjistrimet e Reja

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës hap regjistrimet për kurset e reja të gjuhës dhe kulturës kineze. Këto kurse zhvillohen ONLINE nëpërmjet platformës ZOOM. Njoftojmë të gjithë të interesuarit se nga data 15 shkurt 2021 deri në datë 15 mars 2021 mund të kryeni regjistrimet për gjuhën dhe kulturën kineze (semestri dytë) për vitin akademik 2020-2021. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët. Për të kryer regjistrimin, klikoni KËTU