Ceremonia e Dhënies së Certifikatave

Më datë 29 Qershor 2016, ora 10:30, në Sallën “Aula Magna” (Godina Liria, Qyteti Studenti) Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës organizoi “Ceremoninë e Dhënies së Certifikatave”.
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës organizoi për të tretën herë këtë ceremoni, që prej themelimit të tij.
Studentëve, të cilët kanë ndjekur kursin e gjuhës kineze pranë Institutit Konfuci-UT, ju dha një Certifikatë për përfundimin me sukses të nivelit të parë dhe të dytë të gjuhës kineze.
Në fjalën e Saj përshëndetëse Ambasadorja e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Shkëlqesia e Saj Znj. Jiang Yu, i uroi suksese studentëve të cilët kishin arritur të përfundonin me sukses nivelin e parë dhe të dytë të gjuhës kineze duke u shprehur se: “Ju jeni pasagjerë të një treni super të shpejtë, i cili lidh Kinën me Shqipërinë.”
Në fjalën e tij përshëndetëse Zv/Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Assoc.Dr. Bernard Dosti u shpreh: “Duke marrë shkas nga aktiviteti i fundit, organizuar nga Instituti Konfuci mbi kulturën dhe gjuhën kineze, shpreh bindjen time se janë të shumtë studentët, të cilët gjuhën kineze e shohin me perspektivë për të ardhmen e tyre. Duke e parë këtë gjuhë si një mundësi të mirë për të studiuar në Universitetet më të mira në Kinë, por gjithashtu edhe si një avantazh krahasues në tregun e punës për të bërë diferencën nga konkurentët e tjerë.”
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Ambasadorja e Ambasadës së Repubikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Shkëlqesia e Saj Znj. Jiang Yu; Zv/Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Assoc.Dr. Bernard Dosti, Drejtori i Institutit Konfuci, Erion Malaj; Drejtori i pales Kineze znj. Zhang Shufang; Dekanë të Universitetit të Tiranës; përfaqësues nga Huawei Company, studentë, përfaqësues nga UT, të ftuar të tjerë, etj.